Përrenjtë e Gjirokastrës kthehen në vendgrumbullime mbeturinash

0
137

Ndotja që vjen nga hedhja e mbeturinave pa kriter është një problem serioz për qarkun e Gjirokastrës.Hedhja e tyre kudo shkakton ndotjen e mjediseve të cilat frekuentohen nga të rinj e të vjetër duke u kthyer në rrezik për ta.Mungesa e koshave të mbeturinave në disa lagje të qytetit apo mos pastrimi i tyre nga ana e punonjësve të drejtorisë së pastrim gjelbërimit bën që banorët ti hedhin mbeturinat ku të jetë e mundur.Përrenjtë e qytetit janë kthyer në vendgrumbullime mbeturinash të cilat shtohen nga dita në ditë.Situata e tyre është serioze sidomos në lagjet Gërhot ,Granicë apo Puntori .
Një sasi e lartë e tyre hidhet duke sjellë rrezik për vetë njerëzit që i kanë afër shtëpive të tyre ose detyrohen të kalojnë aty.


“Mbeturinat i hedhim këtu ,nuk kemi kosha .Ndotje është po mungojnë shërbimet nuk mund ti mbajmë në shtëpi .Këtu kalojmë përditë ,aty pak më larg jetojmë ,afër me mbeturina,asnjë si pastron”
-thotë një qytetare e lagjes Punëtori në Gjirokastër.


“Fëmijët kalojnë këtu dy ,tri herë ditën ,aty më poshtë matanë përroit luajnë.Infeksione janë.Nuk lihen mbeturinat kështu.Nuk i pastron asnjë,as vetë ne qytetarët jo më këta të bashkisë.Ne për vete i marrim me makinë dhe i hedhim poshtë fare tek rruga ku ka një kosh tek rruga kryesore.Ndotja nuk ka ku të vejë.Gjirokastra është zhytur me plehra”
-thotë një tjetër qytetare.


Situata e mbeturinave është mjaft shqetësuese në qytet ndërsa ky fenomen po përhapet kudo në çdo lagje .

Shkruaj nje koment