Përse vetë – përkeqësohen statuset funksionale

0
178

Nga Artan Fuga/

Si qytetar i thjeshtë e dhe devotshëm ndoqa intervistën e fundit të kryeministrit! Më bëri përshtypje që tha, dhe duhet të jetë e vërtetë, se kryetari i partisë më të madhe opozitare, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare,paska qenë vetëm si i ftuar. Madje kryetari i Këshillit, Presidenti i Republikës, e paska ftuar, duke marrë më parë si një lloj pëlqimi pjestarëve të tjerë, pra të qeverisë! Nënkuptimi: Po të donte qeveria ai do të duhej të rrinte prapa derës! Pra, përsëri theksohet se opozita atje ishte thjesht si e ftuar. Ky ishte faktikisht statusi i kryetarit të opozitës atje, asnjë të drejtë në vendimmarrje. Ti fol ne vendosim. E ka ligji! Dakord, ashtu e ka! Atëhere do të doja si qytetar që gjërat të ndaheshin: Opozita të thoshte : Vazhdoni merrini vendimet tuaja në të mirë të vendit! Unë jam këtu jashtë dhe vëzhgoj, propozoj, ndërmarr në hapësirat që janë të miat, jo atje ku jam në shtëpinë e tjetrit! Po përse duhet të merrte pjesë – pyes – me këtë status dytësor? Për të dhënë mendimet e tij? Dakord, por ato mund t’i jepte në forma dhe raste e plateforma të tjera fare mirë! Duhen ndarë dinjitetet! Vë re që ka një përkeqësim identitetesh zyrtare! Cfarë kuptimi që vendimet zyrtare të qeverisë të njoftohen me Facebook? Sikur drejtuesi i ekzekutivit është thjesht vozitës rrjetesh sociale! Cfarë kuptimi ka që të thuhet se Presidenti jep mendime për një amendim ligji para sesa ai ë kalojë në Kuvend? Ku është ndarja e pushteteve? A thua se është këshilltar i Kuvendit! Cfarë kuptimi që opozita të shkojë si e ftuar, me status inferior në institucione ku ligja nuk i njeh asnjë të drejtë? A thua se kryetari i saj është konsultant të fuqishmish? Për çfarë? Unë si qytetar i devotshëm do të doja që secili të ishte në rolin e vet!Nuk kuptoj, nuk kuptoj!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here