Përurimi i bustit të babait të Mitsotakis, kryeministri grek ja ” lë seen” Ramës , si vjen ne ceremoni

0
128

Ceremonia e përurimit të bustit të babait të kryeministrit Grek Mitsotakis, Kostantinos Mitsotakis, ka sjellë në Dervician edhe kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij Rama shprehu dëshirën që pjesë e përurimit të ishte edhe vetë kryeministri grek, i cili ka vendosur të mos jetë prezent, por të dërgojë një përfaqësues nga partia e tij.

“Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte sot Mitsotakis, por me siguri që ai do të kthehet në këtë shesh, pasi që nga sot sheshi mban emrin e të atit. Më vjen mirë që këtu bashkë me mua është një deputet, tashmë i thinjur i Demokracisë së Re. Ai ishte një djalosh i ri kur e shoqëronte Konstantinos. Dhimitris Avramopulos. Nuk e harroj kurrë kur isha ministër i Kulturës dhe dëgjova zotin Avramopulos të fliste me respekt për punëtorët shqiptarë në Greqi. Pas gjysmë shekulli të këputjes së lidhjes sonë, në periudhën e vështirë kur shqiptarët njehsoheshin me një pakicë keqbërësish që bënin lajm teksa kokulur shumica dërrmuese dërrmohej në punët më të vështira, ai tha ato fjalë”, tha Rama.

Shkruaj nje koment