Pesë pyetjet që “i zunë frymën” Saimir Tahirit sot pasdite

Seanca e padites në Këshillin e Mandateve pati një moment kur Tahiri u vu me shpatulla për muri. Kur ai mërmëriti, nuk diti të japë asnjë përgjigje dhe madje kërkoi ndihmën e Gramoz Ruçit duke krijuar kakofoni.

Ky qe momenti kur deputeti Eduart Halimi hartoi pesë pyetjet azgjesuese për ish ministrin. Duke qenë se as Tahiri dhe as avokati i tij Hajdari nuk pati asnjë përgjigje për to, Lapsi.al po i rrimer dhe po i zbardh të plota…

E Para:

Grupi kriminal i strukturuar i habilajve kanë trafikuar të qetë me skaf, me gomone, me peshkarexhë dhe me makinë drogë dhe armë. Sot a jeni të bindur ju vetë se ka prova të mjaftueshme se makina AA 003 GB është përdorur për trafik?! Bazuar në dosjen jo të prokurorëve shqiptarë që ka paragjykime, po në dosjen e gjyqtarëve të Katanias?

E dyta:

A jeni i bindur ju sot se Habilajt përfaqësojnë së paku një familje kriminale që për 4 vjet kanë trafikuar drogë dhe armë dhe që për 4 vjet policia nuk trokiti po sipas përgjimeve segmente të policisë dhe politikës ishin pjesë?

E treta:

Dritan Zagani u hapi luftë dhe i denoncoi publikisht duke rrezikuar jetën e vet, të gruas dhe tre fëmijëve, sot si deklaroheni fajtor apo i pafajshëm që burgosët Zaganin? Kush është llumi në këtë histori?! Ata që e lanë familjen klanin kriminal Habilaj nga shtator 2013-shtator 2017 që të lëvizte lirshëm drejt Italisë, policia shqiptare, politika shqiptare apo policia italiane që për 4 vjet e përgjoi dhe e coi para drejtësisë?!

E katërta:

Kkomisar Zagani ka patur luftë të hapur, kryeministri e quajti zagar përvec burgosjes, nga ana tjetër ju nuk bëtë asnjë veprim të vetëm për të çuar Habilajt para drejtësisë. Sot ato që tha Zagani dolën tërësisht të vërteta! Nëse ju dhe kryeministri Rama do mbanit anën e komisar Zaganit ju gjykoni se Habilajt do trafikonin këto 2 vjet? Kush është llumi në këtë mes?! Ju që mbajtët anën e Habiljat apo komisar Zagani?!

E fundit:

Ka provë se një nga anëtarët e Habilajt ka ardhur në Tiranë dhe ka biseduar me shefin e madh, koha rezulton me aksionin Fundi i Marrëzisë. A ka pasur Habiljat dorë në luftën kundër lojrave të fatit?

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment