Studentët e Mjekësisë ditën e sotme zhvilluan një takim me presidentin Bajram Begaj, ku kanë kërkuar mosdekretimin e ligjit për kushtëzimin e diplomave.
Ndërkohe nëse nuk përmbushen kërkesa e tyre ata kanë paralajmëruar se nuk do të hyjnë në auditore në muajin tetor, nëse do të kushtëzohen me diplomat.
Kujtojmë që Kuvendi miratoi me 71 vota pro dhe 23 kundër projektligjin që i detyron studentët e Mjekësisë të punojnë në Shqipëri pesë vite pas diplomimit.
“Sigurisht ne i shprehëm shqetësimet tona, presidenti na dëgjoi bashkë me këshilltarët e tij. Shprehu edhe ai qëndrimin e tij, ku do të shqyrtojë këtë projektligji, tashmë ligj dhe do të pritet se si do të jetë reagimi. Ne shkuam në takim si një përfaqësi e studentëve të Mjekësisë. Çfarë qëndrimi do të mbahet, nuk mund të flasim në këtë moment. Në tetor nuk hyjmë në auditore”, u shpreh njëra prej studenteve.