Pështymë surratit të Zamirës me rastin e 8 marsit, nga një paciente 57 vjecare

0
831

Zamira e Bashkisë, pështyhet në surrat nga një paciente në Spitalin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Pavionin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” dhe është mbajtur e fshehtë nga TV që janë nën kontroll të saj TVGJ dhe një tv privat i afërt me të. Zamira Rami, ka shkuar në cilësinë e kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës në spital, me rastin e 8 marsit ditës së gruas për t’u dhuruar nga një lule sintetike të blerë me shumicë tek tregu rom, pacienteve të shtruara në spital dhe maternitet. Kur ka mbërritur tek dhoma 214 në pavionin e kirurgjisë, ajo ka tentuar të marrë përqafimin e një gruaje 57 vjecare, por ka marrë një pështymë si të vetmen “dhuratë” që meriton Zamira e Bashkisë në këtë 8 mars. Arsyeja ishte se gruan Zamira e kishte dëbuar nga zyra e saj disa muaj më parë, teksa gruaja kishte shkuar për një vend pune si sanitare në Bashki, gjë që ja kish premtuar në fushatën elektorale të 2015. Gruaja pasi e ka pështyrë, i ka lëshuar edhe një togfjalësh që Zamira shpeshherë e dëgjon nga të revoltuarit dhe të zhgënjyerit që i kanë dhënë votën si vetë kjo grua që mori guximin ta injoronte në prezencë të mjekut ortoped, kryeinfermieres së Pavionit të Kirurgjisë, si dhe shoqërueseve të saj. Në këtë vizitë në Spitalin Rajonal, Zamira Rami, është ndjerë e sikletosur dhe e vetrmuar pasi drejtori i këtij institucioni Krenar Kulla njëkohësisht kreu i LSI Gjirokastër, nuk e ka shoqëruar.

Shkruaj nje koment