Peticioni kundër Ambasadores Kim është thjesht dhe si gjithmonë për “konsum të brendshëm”

0
448

Nga Ago Basha

Peticioni kundër Ambasadores Kim është thjesht dhe si gjithmonë për “konsum të brendshëm”. Thjesht diçka për tu marrë disa ditë me të. Një arsye më shumë për të hequr dorë nga problematika serioze. Dje vura re një lajm se për një vend pune në shtet kishte një mesatare rreth 13 aplikantë. Me pak fjalë punësimi në shtet qenka më i mirë se punësimi ne një privat. Kjo tregon rrënimin e sektorit privat. Por ajo që duhet të kuptojë shoqëria shqiptare është se nuk mund të ndërtojë një sistem demokratik nëse nuk ka një ekonomi ku të mbështetet. Ky është problemi. Po të keni këllqe të protestojmë pët rrenimin e asaj pak ekonomie që bie në duart e pak njerëzve, lerini përallat e rrezikut Anglo-amerikan për Shqipërinë. Propaganduesit Manjani-Bushati-Peka-Gjokutaj etj që janë reshtuar në vijën e parë kundër Ambasadores Kim nuk u ka plasur ndonjëherë menderja sesi ekonomia shqiptare shkon për lesh. Për ata mjafton që Amerika të jetë delja e zezë, ose Ambasadorja të identifikohet me “lubinë” që ka zënë ujët e burimit…

Shkruaj nje koment