Pikat e karburanteve fituan mesatarisht 3.500 € në maj, disa nuk ‘iu bindën’ çmimeve të bordit

0
13

Pikat e karburantit me pakicë kanë fituar mesatarisht afro 3.500 euro për muajin Maj.

Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, sasia e karburantit të zhdoganuar muajin e shkuar është afro 53 milionë litra, duke i lejuar pikave një fitim maksimal prej 0.1 euro për litër. Mirëpo fitimi  në kushte të tilla nuk do të kalonte 3500 euro për 1500 pika që ka gjithë vendi.

Me të ardhurat që pikat e karburantit do të fitonin mund të rrezikonin falimentimin pasi nuk do të arrinin të mbulonin dot as shpenzimet për paga, qiranë e biznesit apo kosto të tjera shtesë.

Bordi i Transparencës, i cili u prezantua si një strukturë që do të monitoronte tregun ndërkombëtar e bursën për të vendosur çmimin e karburanteve, ka ngritur dyshime për manipulim dhe korrupsion.

Shkruaj nje koment