Për të tretin vit radhazi Piluri kthehet në kryeqendrën e polifonisë labe, aty ku 30 grupe të iso-polifonisë do të performojnë për të pranishmit. E veçanta e festivalit “Netët e Bejkës së Bardhë” është edhe prezenca e ansamblit të ardhur nga Kosova të cilët do të kërcejnë dhe këndojnë këngë patriotike.