PISA “nxiu” arsimin, Manastirliu “kyç” gojën në Kongresin e PS

0
74

Aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në Shqipëri për lëndën e matematikës, leximit dhe shkencës janë përkeqësuar. Kështu thuhej në raportin e PISA 2022.

Mirëpo, kjo kambanë alarmi duket se nuk ka rënë në veshin e qeverisë. Në Kongresin e PS që u mbajt sot, ministrja Ogerta Manastirliu foli gjatë për rritjen e pagave të mësuesve deri në 950 euro.

“Viti 2024 do jetë viti i rritjes historike të pagave për mësuesit, duke e çuar për herë të parë pagën mesatare të mësuesve në 950 euro. Me rritjen e pagave, jo vetëm mbështesim mësuesit në sistem, por synojmë të tërheqim dhe të mbajmë individë të talentuar në profesionin e mësuesit për Shqipërinë e sotme por edhe për Shqipërinë e të nesërmes”, tha Manastirliu në Kongresin e PS.

Shkruaj nje koment