Pishinat në Gjirokastër, burim infeksionesh në lëkurë dhe të pasigurta

Shumë qytetarë të Gjirokastrës, zgjedhin pishinat, si formë argëtimi dhe freskie e këtyre ditëve të nxehta ndërkohë që bregdeti është larg 55 km.

Specialistët infektologë vënë theksin tek rreziqet që mund t’ju kanosen nga frekuentimi i tyre.
Sipas mjekëve klori tek uji i pishinave mund të provokojë shqetësime të ndryshme në lëkurë, ashtu si dhe shezlloni mund të kthehen në burim infeksioni.
Përdorimi i atij shezlloni nga një person normal, është shumë i ekspozuar ndaj atij problemi fillimisht të padukshëm dhe kur bëhet i dukshëm është vështirë i kontrollueshëm.

Sasia e shtuar e klorit mbi vlerën reale të parametrit të caktuar nga ideja për t’i mbrojtur ata që frekuentojnë pishinat, sjell probleme për lëkurën-shprehet specialisti infektolog pranë një klinike private në Gjirokastër Ardian Misha.

Mjeku Misha këshillon që të mos frekuentohen pishinat e pasi në këtë mënyrë shmangen edhe infeksionet që mund të merren aty.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment