Pjesa e parë Ukrainë-Kosovë 1-0

0
179

Kosova nuk ka mundur dot të rezistojë në 45 minutat e para të takimit të radhës të vlefshëm për eleminatoret e Botërorit Rusia 2018. Takimi po zhvillohet në Poloni pasi Ukraina nuk e ka njohur si shtet Republikën e Kosovës dhe rrjedhimisht UEFA, ka vendosur që takimi të zhvillohet jo më larg se 250 km nga kufiri ukrainas. Pjesa e parë, ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të ukrainasve me gol të shënuar në minytën e 31 nga Kravets pas një kundërsulmi. Ndërkohë që ekipi kosovar, ka rrezikuar dy herë portën me anë të sulmuesit të talentuar Rashica. Ndërkaq që ukrainasit, kanë dominuar në 45 minutat e para. Të shpresojmë që në pjesën e dytë, ekipi i Kosovës të ndryshojë rezultatin në favor të tij.

 

Shkruaj nje koment