Pjesë e grupit të pros*itucionit të shqiptares në Greqi, flet adoleshentja: Më joshën me para

0
36

Policia greke goditi javën e shkuar një rrjet prostitucioni me të mitura.Një rol kyç në këtë veprimtari paligjshme dyshohet se ka qenë Lorela Kapaj, një 31-vjeçare shqiptare. Kjo 31-vjeçare dyshohet se ka krijuar lidhje me vajza të mitura dhe më pas i ka lidhur ato me klientë, duke marrë një përqindje të fitimit.

Gjatë operaci

onit, policia ka arrestuar katër persona të përfshirë në rrjetin kriminal, ndërkohë që mediat greke kanë publikuar dëshminë e një vajze 15-vjeçare, e cila ishte pjesë e këtij rrjeti dhe ka rënë pre e tij. Në një intervistë televizive, vajza ka treguar se si u josh nga persona në fjalë dhe si u përfshi në këtë veprimtari.

Vajza 15-vjeçare ka sh

pjeguar se nuk i njihjte personat në fjalë dhe ka mësuar për këtë rrjet nga një 17-vjeçare, e cila e njihjte që në moshën 14-vjeçare. Ajo ka treguar se ka filluar të përfshihet për arsye financiare dhe ka marrë paga prej 100-150 euro për dy javë.

Nga dëshmia e vajzës 15-vjeçare, del që Lorela Kapaj ka pasuar një strategji për të përfituar nga kjo veprimtari, duke ndihmuar vajzat e mitura të gjenin klientë dhe më pas duke marrë një pjesë të parave të fituara. Hetimet janë ende në proces për të zbardhur plotësisht detajet dhe përfshirjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë rrjet prostitucioni me të mitura.