Pjesmarrje e lartë e demokratëve gjirokastritë, për zgjedhjen e kreut të ri të PD

0
153

Pjesmarrje e lartë e anëtarësisë demokrate në Gjirokastër.

Aktivizimi rekord është shënuar në përfundim të procesit zgjedhor në Gjirokastër, duke shënuar numrin më të lartë të pjesmarrjes së anëtarësisë në jug të vendit.

Sipas të dhënave që ka siguriar Jugunews.net pas procesit zgjedhor, kanë shprehur të drejtën e votës, 1216 zgjedhës demokratë nga 1920 anëtarë të rregjistruar në rregjistrin themeltar të anëtarësisë së PD në Gjirokastër.

Në bazë të këtyre përllogaritjeve, vlerësohet të ketë qenë në nivelin e 64% të anëtarësisë që rezulton në listat zgjedhore të PD.

Ndërsa nga anëtarësia aktive, kanë votuar 85% duke shënuar numrin më të lartë në raport me degët e tjera të PD në jug të vendit.

Interesi i anëtarësisë së PD për të zgjedhur kreun e ri të saj, ka qenë i lartë, ndërsa është vënë re mungesa e pjesmarrjes e të moshuarve dhe të atyre anëtarëve që ndodhen në emigrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here