Plagoset i riu në Sarandë, policia ndalon një të dyshuar

Mbërrin i plagosur në spitali e Sarandës 20-vjeçaro Aurel Shino. Mësohet se ai është punonjës parkimi në një kompleks turistik në Sarandë.

Pas ngjarjes policia lokale thotë se ka shoqëruar një të dyshuar.

20-vjeçari ka plagë me thikë në anën e majtë poshtë brinjëve. Është qëlluar me thikë gjatë një grindjeje jashtë vendit të punës, në rrugën ‘Turizën- Kanali i Çukës’.

Ka tentuar të shkojë në spital, por për shkak të plagëve ka ndaluar pasi ka përshkuar rreth 1 km dhe më pas është marrë nga një mjet i rastit që e ka Çuar në spital.

Policia ka nisur hetimet.

20-vjeçari Aurel Shino është banor i fshatit Vllahat, bashkia Delvinë.

Njoftimi i Policisë së Sarandës:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:30, se në rrugën Butrinti, Sarandë, ishte goditur me mjet të mprehtë shtetasi A. SH., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit  O. L, 23 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë A. SH., 20 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment