
Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot në fshatin Ferm-Çlirim të Fierit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të për motive të dobëta. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë zjarri në krah dhe është shoqëruar në spitalin e Fierit.
27-vjeçari tjetër që qëlloi me armë zjarri është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia po punon për gjetjen dhe kapjen e tij.