Plagoset me armë zjarri një person në Tepelenë, arrestohet bariu

0
2089

Plagosi me armë zjarri në malin e fshatit Matohasanaj një 59-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre, por kapet dhe arrestohet menjëherë 30-vjeçari.

Salla operative e Komisariatit të Policisë Tepelenë ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se në malin e fshatit Matohasanaj, njësia adminis

trative Lopës, një person kishte plagosur me armë zjarri (pushkë) një tjetër (të dy barinj).

Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë, punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga B. L., 30 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, pasi në malin e këtij fshati, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri (pushkë), S. Z., 59 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment