Plagosja në Vlorë: Autori pa motrën duke u zënë me bashkëshortin, e qëlloi dy herë me armë

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Mësohet se 25-vjeçari Xhuliano Muço kishte pasur kohët e fundit konflikt me bashkëshorten e tij, dhe se ditëve të fundit ishin ndarë.
Pasi ka parë konfliktin mes të motrës dhe bashkëshortit të saj, autori ka marrë armën e të atit dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të tij, duke e lënë kështu të plagosur.
Një nga familjarët e vajzës thotë për : “E ndau ai tani , tani nuk e dimë, çupa qe te ne. Unë prapë dhëndër e kam. Xhuliano, u nda dy tre ditë me të. Nuk është ndarje ajo. E kam mbesë nusen e Xhulianos. Nuk e di si ndodhi.”
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani, ndërsa 25-vjeçari po merr kujdes shëndetësor në spitalin rajonal të Vlorës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment