PLANI KOMBËTAR I PASTRIMIT, MINISTRJA KUMBARO PUBLIKON REZULTATET: 126 MIJË TON MBETJE TË PASTRUARA NGA TERRITORI

0
162

Pas një viti nga nisja e Planit Kombëtar të Pastrimit, ministrja Mirela Kumbaro ka bërë publike rezultatet e këtij angazhimi të gjatë koordinuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me mbështetjen e Prefektëve, forcave të ushtrisë, bashkive përkatëse, institucioneve lokale dhe komunitetit.

58,708 njerëz janë angazhuar në këtë plan për pastrimin e 1891 hotspoteve, që përkthehet në mbi 126 mijë ton mbetje të grumbulluara në 12 qarqet e vendit.

“Plani Kombëtar i Pastrimit lindi si domosdoshmëri e gjendjes në territor dhe sensibilizim për sjelljen tonë karshi mjedisit. Ndërsa sot ka rezultate të prekshme, me mbi 126 mijë ton mbetje të pastruara nga territori, 1891 hotspote të pastruara, përmes angazhimit të 58,708 njerëzve në të gjitha bashkitë e 12 qarqeve”, është shprehur Kumbaro.

“Angazhimi në Planin Kombëtar të Pastrimit ka qenë maksimal me pjesëmarrjen jo vetëm të atyre që e kanë detyrë funksionale procesin e pastrimit por edhe të administratës dhe organizimit të shkollave, si forma më e mirë e edukimit për të kuptuar se ku shkojnë mbetjet tona dhe ç’i bëjmë natyrës me papërgjegjshmërinë tonë”, është shprehur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here