Plas në Tiranë, Aleanca Kuq e Zi, protestë para kryeministrisë, dhunë dhe arrestime

Protesta e Aleancës Kuq e Zi përpara godinës së Kryeministrisë, ka degjeneruar në dhunë. Kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, në një njoftim në statusin e tij FCB, ka informuar për 14 arrestime ndaj protestuesve si dhe ndërhyrje brutale të Policisë së Shtetit në protestën paqësore, që organizohet nga AKZ me rastin e 6 vjetorit të ngjarjes së 21 janarit. Sipas Spahiut, media ka fshehur 14 arrestimet e policisë në një kohë kur në godinën kryeministrore, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, po organizon një takim me familjarët e viktimave të 21 janarit 2011.

 

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment