Plas tek LSI, Zamira Rami, kërkon shkarkimin e Edi Sinojmerit

0
828

Përplasjet në LSI e Gjirokastrës, po bëhen edhe më intensive kohët e fundit në prag të startimit të fushatës elektorale. Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami prej kohësh në një konflikt të hapur me drejtorin e ISSHK  Edlir Sinojmeri, ka kërkuar shkarkimin nga posti i drejtorit. Kërkesa madje ka shkuar deri në zyrën e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja në kushtet kur deputeti i zonës Vangjel Tavo, nuk e ka marrë fare në konsideratë vlerësimin e Ramit, ndaj Sinojmerit i cili për Tavon, është një figurë e pakontestuar nga baza e LSI. Por Rami, duke shfrytëzuar postin që gëzon falë edhe kontributit madhështor të Sinojmerit, ka “trokitur” edhe në zyrën e ministrit të Shëndetësisë duke kërkuar me cdo ngulm, shkarkimin e tij pa asnjë lloj argumenti të qëndrueshëm. Deri tani, barrikadë për kreun e ISKSH Gjirokstër, është bërë deputeti Tavo i cili nuk ka ndarë të njëjtin qëndrim me Ramin por është treguar besnik ndaj konseguencës që ka shfaqur Sinojmeri, qysh prej angazhimit të tij në LSI prej 2008 e në vazhdim. Mes kryetares së Bashkisë Zamira Rami dhe Edlir Sinojmerit, ka pasur përplasje qoftë në distancë apo dhe frontalisht ku në të gjitha rastet Sinojmeri ka shfaqur gjakftohtësi karshi fjalorit vulgar dhe arrogancës karakeristike që Rami e ka “asetin” e vetëm me “vlerë”. Vetë Sinojmeri mban postin e kryetarit të LSI për qytetin e Gjirokastrës dhe ka qenë i pari që pas zgjedhjeve të 2013, ka propozuar emrin e Zamira Ramit si prefekte e Qarkut dhe në 2015, ka mbështetur fuqishëm propozimin që Rami të ishte kandidate për kryetare e Bashkisë nga radhët e LSI. Një fakt është i pamohueshëm, që përplasjet në LSI, sapo vijnë dhe po bëhen intensive pasi egzistojnë dy grupe të fuqishme, një grup që përfaqëson Zamira Ramin dhe që ka mbështetje ish kreun e LSI Armand Mamanin dhe nënkryetarin e Bashkisë Aurel Lapa dhe grupi tjetër përfaqësuar nga Edlir Sinojmeri që ka pas gjithë bazën e LRI dhe pjesën dërrmuese të elektoratit. Ndërsa deputeti Tavo dhe kreu i LSI për Gjirokastrën Krenar Kulla, qëndrojnë mbi palët të barazlarguar nga dy grupimet.

Shkruaj nje koment