Plasi ne Kodren e Shtufit, shperthejne tubat e ujit

0
541

14572211_1829803047265055_2989869666102163758_n14680486_1829802783931748_5393007544562625437_n
14729206_1829802677265092_4999017961254577682_n

Punimet për shtrimin e linjave për rrjetin e ri të Ujësjellësit të qytetit, po kryhen pa asnjë kriter teknik dhe aq më tepër me kosto të lartë. Tubat të cilat po vihen nën dhe tek të cilat do kalojë uji i pijshëm, po cahen. Pamjet që ka servirur sot kreu i FRPD në Gjirokastër Artan Aliko, tregojnë qartë, atë cfarë po ndodh në Gjirokastër, në sy të qytetarëve dhe larg syrit të medias së kapur në Gjirokastër. Rrëshqitjet e dherave në lartësi, kanë përmbytur një aks rrugor që lidh këtë lagje me pjesën kryesore të rrugës. Ndërmarrja e Ujësjellësit të Bashkim Tolës, merret me disiplinimin e linjave të ujërave të zeza e të bardha në godinën e tij private 8 katëshe, ndërsa kryetarja e Bashkisë, merret me punët e veta. Koha është të ndërhyhet dhe kjo përgjegjësi u bie qytetarëve. Për skandalin në fjalë, ka reaguar edhe kreu i FRPD Gjirokastër Artan Aliko.

 

Skandalet nuk kane te ndalur ne Gjirokaster.
Masaker mjedisore kjo qe po ndodh. Nderhyrjet ne rrjetet e ujesjellesit te ndertuara jo me profesionalizem sjellin deshtimin akoma pa hyre ne funksion linjat e reja. Tubat nuk mbajne presionin e ujit dhe cahen duke shkaktuar kete qe po shihni ne keto pamje. Nderhyrjet e kryera pa asnje plan konkret, qofte studim fizibiliteti apo tjeter, po krijojne nje katastrofe mjedisore. Jemi ne lagjen “Kodra e Shtufit” sic po shikoni nga çarja e tubacioneve ka rreshqitje masive te dherave cka ka sjelle permbytjen e rrugeve dhe bllokim te tyre nga uji dhe lluca e tepert e krijuar.

I bejme thirrje organeve pergjegjese te marin masat e menjehershme dhe ti rrikthehen edhe nje here studimit te ketyre nderhyrjeve sepse kjo qe po shkaktohet eshte nje katastrofe e vertete mjedisore dhe per kete duhet te mbajne pergjegjsi te gjitha palet e perfshira.

Ka ardhe koha qe te gjithe qytetaret te reagojne dhe te kerkojne llogari, cfare po behet me qytetin tone?! 
Boll e shkaterruat kete qytet per interesat klienteliste!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here