Plazhet pa siguri, 2 mijë e 900 stacione, vetëm 1 mijë e 150 me vrojtues të certifikuar

0
163

Vitin e shkuar të paktën 24 pushues humbën jetën në plazhet e Shqipërisë. Edhe këtë verë garantimi i sigurisë për turistët mbetet problem. Në të gjithë vendin janë 2 mijë 900 stacione plazhe, por vetëm 1 mijë e150 prej tyre mbulohen me vrojtues të certifikuar.

Plazhet duket se nuk do të ofrojnë siguri për pushuesit as këtë verë.

Në shumë prej tyre nuk ka vrojtues të certifikuar.

Numri i rojeve është shumë më i ulët se stacionet e plazheve.

“Kemi 1100 vrojtues të trajnuar. Duhen rreth dyfish i këtij numri.”

Robert Neçaj, zëvendës president i Federatës “Vrojtuesit e Plazhit dhe shpëtimi në ujë” thotë se edhe këtë verë janë hapur stacione pa roje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here