Plehrat e bashkise

0
406

00228-00_00_26_48-still022 00228-00_00_47_28-still023Kjo në fakt është pamje e përnatshme në rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës e sidomos në pjesën e saj më të vizitueshme sic është zona historike. Bashkia e Gjirokastrës, ka në dispozicion mjete evaduese të mjaftueshme për të terhequr të gjithë mbeturinat nga koshat e plehrave por nuk gjen kohën që të zhdukë plehrat nga zona muzeale sic është ajo në Pazarin Karakteristik apo në lagjen Mecite ku është lindur dhe rritur gjuhëtari i famshëm Eqrem Cabej. Kjo është një ndër rrugët ku frekuentohet mjaftueshëm nga vizitorët e huaj pasi është një prej arteriet kryesore që lidh pjesën historike të poshtme, me atë muzeale sic është Pazari Karakteristik, apo dhe rruga që të con për në kështjellën e qytetit. Mbeturinat e hedhura sa andej këndej, nuk shqetësojnë fare autoritetet vendore që të ndërhyjnë por kjo i është lënë barrë, banorëve të lagjes që në shumicën e rasteve, detyrohen t’i ngarkojnë mbeturinat në mjete private dhe degdisin andej tutje sepse kontejneret e mbeturinave, qëndrojnë me ditë të pazbrazur ashtu si në këto pamje. Disa herë kanë ngritur zërin por deri tani gjendja ka qëndruar e pandryshuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here