Pluhuri kimik, reagon Basha: Kjo nuk ishte tullumbace, nëse nuk gjenden autorët….

0
588

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar zbardhje të menjëhershme të ngjarjes ku mbetën të lënduar 76 persona në hapjen e fushatës elektorale të PD dje në Tiranë.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat nga selia e PD, Basha tha se sipas verifikimeve të tyre, pluhuri helmues që u përhap në ajër nuk ishte aspak i shkaktuar nga tullumbacet.

“Të gjithë e dinë se kjo nuk ishte tullumbace. Ndërsa presim vënien para përgjegjësisë të autorëve kushdqofshin ata, po bëjmë dhe ne analizën tonë. Kjo nuk ishte tullumbace. Mund t’ju them se është detyra e autoriteteve shtetërore të vendosin para përgjegjësisë autorët. Nëse nuk ndodh kjo është tjetër provë e inkriminimit total të shtetit. Unë nuk do të vazhdoj fushatën sonte hapëse në orën 19:00 në qytetin e Fierit”, tha Lulzim Basha për gazetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here