Po bënin sërf, dy vëllezërit shpëtohen nga mbytja në det

0
179

Policia e Fierit bën me dije se ka bërë të mundur shpëtimin e dy shtetasve të cilët ishin futur në det në grykëderdhjen e lumit Seman, për të bërë sërf.

Sipas policisë dy shtetasit e shpëtuar janë dy vëllezër të cilët kishin mbetur në mes të detit pasi u ishin çarë balonat.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:20, njoftohemi se dy shtetas duke bërë sërf kanë mbetur në mes të detit.

Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin sërf.

Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here