Po ikte nga Shqipëria, kapet në Kakavije 51 vjecari grek me 80 mijë euro të fshehura

Një shtetas grek është arrestuar në Kakavijë, pasi tentoi që të largohej nga Shqipëria me 80 mijë euro të padeklaruara.

I arrestuari është Giorgios Skirovasilakis 51 vjeç nga Patra, ndërsa përpos tij u prangos edhe shoferi shqiptar Arber Pemaj 44 vjec nga Lezha.

Sasia e parave u bllokua dhe hetimet po kryhen nga Sektori i Krimit Ekonomik për të zbuluar origjinën. Ndërsa kjo nuk është hera e parë që në Kakavijë arrestohen persona që tentojnë të kalojën me shuma të padeklaruara.

Shuma cash që një person mund të posedojë për të kaluar kufirin është 10 mijë euro.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment