Po lëvizte me skaf në zonën e ndaluar, gjobitet dhe i bllokohet mjeti 28-vjeçarit në Ksamil

0
211

Një 28-vjeçar me iniciale K. M., u gjobit me 100.000 lekë të rinj pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese në Ksamil dhe u konstatua duke ushtruar aktivitetin e tij përgjatë kësaj vije bregdetare.

Po ashtu bëhet me dije se 28-vjeçarit iu bë bllokimi i mjetit lundrues të cilin e kishte pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf duke ushtruar aktivitetin e tij brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.

Në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, drejtuesi i mjetit lundrues tip skaf, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Ksamil, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 24/1/c, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues dhe u ndëshkua me masën tjetër administrative 10.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 14/1/b, pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here