Po na humbasin vlerat,monumentet po degradohen/Kisha e Shëngjergjit drejt rrënimit! (foto)

0
275

Kisha e Shën Gjergjit në Nokovë është e ndërtuar në vitin 1772 dhe përbën një rast të vecantë për mbulimin me qemer vetëm të nefit qëndror. Kisha përbëhet nga narteksi në anën perëndimore, naosi me ambientin e altarit dhe një hajat me cati druri mbi shtylla druri në anën veriore në tërë gjatësinë e kishës. Në kishë hyhet nëpër derën e naosit në anën veriore. Përballë saj, në portik, është ndërtuar më vonë një këmbanare. Narteksi ka një shtyllë në mes dhe mbulohet me cati e tavan druri. Nefet anësore, ndryshe nga të gjithë kishat e tipit, mbulohen me tavan të rrafshët dërrase. Nga një vrojtim mbi tavan rezulton se edhe catia është prej druri. Por pavarësisht arkitekturës dhe vlerave historike e kulturore ,kjo kishë po përjeton sot një dramë të madhe.Kjo si pasojë e dorës së njeriut por edhe asaj natyrore.Kjo kishë po përballet me neglizhencën e institucioneve përkatëse ku degradimi i përditshëm i mureve ,ambjenteve është evident përpos kësaj, fatkeqësisht përballet dhe me dhunë e grabitje.Monumente të tilla në qarkun e Gjirokastrës janë të shumtë ku pavarësisht vlerave të tyre janë lënë në mëshirë të fatit ndonëse kërkojnë kujdes ,mbrojtje dhe investime nga shteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here