
Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në lagjen nr. 3, në Sarandë.
Sipas policisë, V. S dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur. Për pasojë, ka humbur jetën.
“Sot, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.