Po vjen i ftohti në Gjirokastër dhe në jug të vendit

0
165

Reshjet e dendura të shiut do të shoqërojnë jugun e vendit, duke nisur nga mbrëmja e ditës së sotme, që do të pasojnë një rënie të ndjeshme temperaturash.
Shirat do të prekin të gjithë vendin dhe do të qëndrojnë deri ditën e enjte, ku pritet të shoqërohen dhe me erë të fortë e madje dhe me breshër.
Nga mëngjesi i nesërm temperaturat e ajrit do të zbresin me 2-3 gradë celsius për të arritur deri në 6-7 gradë më pak në fundjavë. Reshjet do të jenë intensive ditët në vijim dhe do shoqërohen me erë të fortë, si dhe breshër. Temperaturat do të pësojnë rënie, e cila ditën e nesërme nuk do të jetë shqetësuese, kryesisht rënia do ndjehet në mëngjes. Nesër temperaturat pritet të ulen 2-3 gradë celsius nga dita e sotme,e cila do të shoqërohet me rënie edhe ditët në vijim, duke bërë që në fundjavë të kemi humbur 6-7 gradë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here