Po vjen.. “Lokomotiva” ,seriali shqiptar së shpejti në të gjitha kinematë.

0
220

A ju kanë munguar serialet shqiptare? Nëse po ,e kemi një për ju !
100 % prodhim shqiptar . Seriali Lokomotiva, një prodhim “bio” me autor Ermal Qori, vjen për publikun shqiptar nga një grup të rinjsh tepër të talentuar që “guxojnë” të thyejnë monotoninë e realitetit. Një serial i cili motivet i mer nga jeta reale , sfidat me të cilat përballen sot, njëherazi dhe satira ndaj një fenomeni tepër të përhapur në Shqipëri siç është ” martesa me shkesë” por gjithashtu dhe një panoramë e potencialeve natyrore , kulturore , historike dhe ato tradicionale që ofron Shqipëria.
Përpjekja e të rinjve për të krijuar një biznes privat i shpie ata në skena komike dhe përballje me të vërteta të papritura.
Plani i tyre për t’i gjetur nuse emigrantit duke i ngritur kurth kthehet në një aventurë të pa përsëritshme duke e gjetur veten në pikat më të bukura turistike.
Çdo ide e tyre e çmendur përfundon jashtë limitit të tyre imagjinar…madje deri në rrezikimin serioz të jetës.
Dhe kjo është vetëm seria e parë .
Të tjera seri do të xhirohen në gjithë Shqipërinë duke vendosur në pah vlerat e vërteta tradicionale që gëzon vendi ynë.
Premiera e serialit do të jetë më 16 janar në Tiranë ndërsa do të vazhdojë shfaqjen e tij në datat 17, 18, dhe 19 Janar në Kinema Agimi.
Në bashkpunim me bashkitë vendore, seriali “Lokomotiva ” do të vazhdojë rrugëtimin në rrethe pas datës 20 Janar .Një serial që nuk duhet humbur ,i krijuar nga të rinjtë për të gjithë grupmoshat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here