Poetja nga Gjirokastra ne kushte te veshtira ekonomike e shendetesore apelon per ndihme

Poetja dhe kengetarja e muzikes popullore nga fshati i Valares ne bashkine e Gjirokastres Mimoza Nebiaj Lazaj ndodhet ne kushte te veshtira ekonomike njeherazi dhe shendetesore. 52 vjeçarja vuan nga disa semundje ku kryesorja eshte skolioza . Semundja sipas mjekeve specialiste eshte ne fazen e trete per kete arsye duhet nje nderhyrje emergjente per ti parandaluar nje paralize te mundshme, operacion te cilen Mimoza nuk ka mundesi ta kryeje . Ndonese nje shkrimtare e njohur ne rrethin letrar ajo eshte braktisur nga pushteti vendor ku i vetmi burim te ardhurash per te eshte tregtimi i qumeshtit ne qytet. Pune te cilen Mimoza e ben çdo dite per te siguruar te ardhura per dy femijet e saj pavaresisht gjendjes shendetesore .
Ajo na tregon nje copez nga jeta e saj e perditshme e cila u veshtirsua edhe me shume pas vdekjes se bashkeshortit. Ne fund poetja i ben dhe nje apel te gjithe njerezve por edhe instancave per ti ardhur ne ndihme per te kryer operacionin e nevojshem qe do ti shpetonte asaj jeten.


Mimoza Nebiaj Lazaj eshte autore e librit “Trisht dhe Ndjenje” si dhe nje sere poezish qe e kane bere ate te njohur ne rrethin e shkrimtareve vendas .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment