Policët duan psikologë, profesion me risk të lartë për gjendje stresi

0
34

Përfshirja e policëve në sjellje agresive edhe me pasoja të rënda, ka bërë që ekspertët të kërkojnë monitorim psikologjik të tyre. Vetëm këtë javë një efektiv që pinte qetësues antidepresiv vrau kolegun e tij ndërsa një tjetër plagosi një qytetar me të cilin po konsumonte alkool.

Në Shqipëri trajtimit psikologjik i nënshtrohen vetëm forcat speciale ndër to edhe Renea, ndërsa shumica e trupës së policisë , ato të rendit dhe hetimit të krimeve nuk monitorohen për këtë aspekt.

Policët duhet të futen jo vetëm në test psikologjik, por edhe psikiatrik. Të mos bëhet test i karakterit formal; të marrë pjesë mjekësia ligjore, por edhe elita e psikologëve dhe psikiatërve”, thotë Artan Rexhepi, ekspert kriminalist.

Testi psikologjik që aplikohet tek forcat speciale , kryhet sa herë që ka dyshime rreth sjelljes së efektivit pas traumave të ndryshme. Ndërsa për pjesën tjetër kryhet vetëm kur pranohen në akademinë e policisë.

“Struktura e policisë ka nevojë për policë që të jenë të shëndetshëm psikologjikisht, të qetë mbi të gjitha, të bëjnë punën me qetësi. Pas një pandemie globale dhe ngarkese psikologjike për të gjithë, nuk përjashtohet as struktura e policisë, ndaj vlerësojmë që është momenti për të pasur psikologë që janë në funksion të efektivit të policisë”, shprehet Valbona Treska, presidente e Urdhrit të Psikologut.

Në dhjetëra ka rezultuar prani stresi dhe ankthi në sjelljet e punonjësve të policisë që kanë kryer veprime arbitrare dhe kanë tejkaluar kompetencave për të cilat janë dhënë masa disiplinore nga vërejtje deri përjashtim.

Shkruaj nje koment