Policia aksion ne 12 qarqe per lojrat e fatit , arrestohen 35 persona

0
197

Policia e Shtetit së bashku me Forca e Posaçme “Shqiponjat” kanë kryer mbrëmjen e djeshme një operacion në 12 qarqet e vendit kundër lojrave të fatit, gjatë momentit që luhej gjysmëfinalja e Euro 2020 Angli-Danimarkë.

Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja” janë arrestuar 35 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 18 të tjerë. Më konkretisht janë arrestuar: 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e 1 në Korçë. Ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë: 5 persona në Korçë, 3 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier.

Në operacionin e mbrëmjes së djeshme janë përfshinë 1100 punonjës policie. 

Policia njofton se bnë cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
15 kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here