Policia asgjeson 6000 rrënjë kanabis ne Tepelenën pjellore

0
376

Policia e Gjirokastrës, sërish është vënë në aksion për asgjesimin e sipërfaqeve të mbjella me hashash. Në 24 orët e fundit, janë zbuluar dhe më pas asgjesuar, mbi 6000 rrënjë kanabis vetëm në zonën e Tepelenës, ku njihet si tokë pjellore për kultivimin e bimës së ndaluar. Bëhet e ditur se sasia e kapur, është zbuluar në dy vendndodhje një në perëndim dhe një në lindje të Tepelenës. Në fshatin Bëncë i cili është jo më shumë se 3 km nga qyteti i Tepelenës, uniformat blu, kanë zbuluar 1250 rrënjë kanabisi po se ku, Policia nuk e thotë, ndërkohë që disa orë më vonë, në zonën lindore të Tepelenës në kufi me Përmetin, Policia ka zbuluar 5000 rrënjë kanabis në dy fshatra të thella malore, në Arrëz të Madhe dhe në Vagalat. Në të dy rastet, rrënjët e kanabisit, u asgjesuan përmes djegijes, ndërkohë që një pjesë e tyre, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ashtu si dhe më parë, në Tepelenë, kultivuesit përherë zhduken në “errësirë” në mes të ditës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here