Policia belge bastis selinë e PPE-së në Bruksel, hetime për korrupsion

0
106

Policia belge bastisi sot selinë e Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Bruksel, tha një burim i afërt me çështjen për EURACTIV.com.

“Policët belgë bastisën katin e parë dhe të tretë të selisë së partisë në Rue du Commerce”, tha burimi.

Sipas informacioneve fillestare, policia sekuestroi kompjuterë në lidhje me një hetim në vazhdim për korrupsion të dyshuar gjatë fushatës zgjedhore të BE-së 2019.

Ligjvënësi i CDU, Mario Voigt, ishte Menaxheri i Fushatës Dixhitale për liderin e EPP Manfred Weber gjatë fushatës zgjedhore evropiane 2019, dhe hetimet përqendrohen në dhënien e kontratës për fushatën dixhitale një kompanie në Thuringia, sipas mediave gjermane.

Shkruaj nje koment