Kanë qenë 23 refugjatë klandestinë që mbërritën në Shqipëri përmes Greqisë. Lajmi bëhet i ditur për jugunews, nga burimet zyrtare të Policisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit.
Udhëtimi i refugjatëve, është ndalur në vijën e gjelbër kufitare, që ndan dy shtetet nga ana e patrullës policore.
Bëhet e ditur se shumica e refugjatëve kanë qenë gra dhe fëmijë të cilët sic kanë dhënë intervistat e tyre tek autoritetet shqiptare. Ata i janë larguar rrezikut që i’u kanosej nga zjarri që përfshiu tendat e tyre të strehimit në ishullin Lesbos. Sipas websajteve greke të informimit, më tepër se 3500 refugjatë, u zhvendosën 24 orët e fundit nga kampi i refugjatëve në ishullin Lesbos pas zjarrit të rënë.
Mes tyre nuk ka pasur asnjë klandestinë të lënduar.
Sipas të njëjtave burimeve të informacionit, rreth 5.600 refugjatë gjenden sot në kampet e ishullit Lesbos tej normave të lejuara të strehimit. Ndërkaq 23 refugjatët e mbërritur në zonën kufitare në jug të Gjirokastrës. Pasi janë trajtuar me ushqim, janë deportuar tek autoritetet greke në Kakavije të cilat do t’i transferonin sërish për në ishullin Lesbos.