Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

0
123

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi.

Ky memorandum është nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, dhe drejtori i Policisë së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku.

 Policia e Kosovës ka njoftuar se në takim u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Në takim, pas fjalëve përshëndetëse u diskutuan tema që lidhen me natyrën e punës policore me theks të veçantë në bashkëpunimin mes dy policive të dy shteteve mike, si dhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Të dy premtuan se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të rritet.

“Zotimi i dy përfaqësuesve kryesor të dy institucioneve simotra, ishte se bashkëpunimi mes dy policive do të ngritët në vazhdimësi dhe në të ardhmen do të vazhdojë edhe në fusha të reja me interes të përbashkët”.

Në takim pos dy krerëve të institucioneve, morën pjesë edhe menaxhmenti i lartë i institucioneve të dy vendeve.

Shkruaj nje koment