Policia e Ramës “fryhet” duke varfëruar popullin, gjobit 706 persona për mosmbajtje maske

0
142

Policia e Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me gjobë 706 qytetarë në të gjithë vendin.
“Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 706 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse”, njofton policia.
Gjithashtu, njoftohet se gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here