Policia e Rames gjobit vetem opoziten

0
136

Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së, është gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra për thyerje të masat anti-Covid. Ky lajm është bërë me dije nga vetë Këlliçi, i cili përmes një statusi në Facebook, shkruan se “kjo është gjoba 50 milionëshe për opozitën”.

Ndërkohë i ka kujtuar maxhorancës se Rama dhe “banda e tij” janë të arët që thyejnë rregullat duke organizuar takime.

Postimi i plotë:

Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten!
Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.

Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.
Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.
Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.
Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese.
Pastaj ju pret 25 prilli.
Asnje hap pas ????????

Pak pasi kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi bëri me dije se është gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra për thyerje rregullash të Covid-19, policia ka bërë njoftimin se edhe ish-deputeti Edmond Spaho, është gjobitur po ashtu me të njëjtën shumë.

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Edmond Spaho është akuzuar se ka thyer rregullat anti-Covid. Bëhet fjalë për një aktivitet që sipas policisë është organizuar në Devoll.

Gjobë prej 10 milionë lekësh të vjetra, ka marrë dhe pronari i lokalit ku është zhvilluar aktiviteti.

NJOFTIMI I POLICISË
Organizoi aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ndëshkohet me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik.

Njëkohësisht, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit që lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas konstatimit se në fshatin Menkulas, Devoll, në ambientet e një lokali, përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. S., kishte organizuar një takim me grumbullime personash, në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, në zbatim të këtij akti, e kanë ndëshkuar shtetasin e mësipërm me masën administrative 5.000.000 lekë.

Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit, shtetasi S. Gj., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit të tij, duke shkelur Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here