Policia e Ramës ndryshon mendje , nesër lejohet qarkullimi me automjet

0
144

Policia e Shtetit ka ndryshuar urdhrin për ndalimin e qarkullimit të automjeteve të dielën.
Në një deklaratë për mediat, polcia sqaron se pas konsultimit me Ministrine e Shendetesise nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.
Ndërkohë, e diela pa makina u komunikua fillimisht ditën e djeshme nga kryeministri Rama.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.
Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here