Policia Gjirokaster publikon bilancin per nje jave, 411 masa

0
16

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë pezulluar 2 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 411 masa administrative, konkretisht:

• 189 masa për parakalime të gabuara;
• 62 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 2 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
• 109 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor;
• 49 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Janë bllokuar 3 automjete, për mungesë dokumentacioni.

Shkruaj nje koment