Policia kap autorët e grabitjeve në Dropull

0
342

Policia e Gjirokastrës, prangos autorët e disa vjedhjeve të ndodhura në zonën e Dropullit. Bëhet fjalë për Eno Kalemi 36 vjec nga Saranda dhe Ardit Izvori 31 vjec nga Mallakastra. Gjurmët e lëna në dy grabitjet e fundit në zonën minoritare, zbuluan autorësinë e personave në fjalë të cilët u prangosën nga efektivat e Policisë së Gjirokastrës. Dy ditë më parë, Izvori dhe Kalemi, kanë bastisur dhe më pas grabitur, banesat e E.G. E.V. dhe J.B. në fshatin Bularat. Në këto banesa, grabitësit kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake, si dhe sende të tjera të përdorimit të përditshëm. Në dëshminë e tyre, dy personat e arrestuar, nuk kanë pranuar autorësinë e vjedhjeve të fundit, mirëpo gjurmët e lëna në terren, vërtetonin se dy të rinjtë, ishin pjesmarrës në këto akte. Madje 31 vjecari Izvori, rezulton të jetë i dënuar më parë për vjedhje. Policia Rajonale, po punon me organin e akuzës për dokumentinin e rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë Izvori dhe Kalemi. Ndaj tyre rëndon vepra penale e vjedhjes. Javët e fundit, në zonën e Dropullit, janë kryer disa vjedhje cka janë bërë shkak që Policia Rajonale e vecanërisht Arjanit Arapi, të sulmohet nga deputeti i LSI Vangjel Tavo për paaftësi dhe për anësi politike në favor të PS. Edhe PD lokale përmes kreut të saj Roland Bejko, ka sulmuar Arapin për gjendjen e pasigurtë që mbretëron në rajonin e Gjirokastrës. Sipas të dhënave të servirura nga deputeti i LSI të bëra publike në deklaratën e tij në stacionin Tv grek STAR një javë më parë, në zonën e Dropullit, janë vjedhur e bastisur mbi 100 banesa kryesisht banesa ku të zotët e tyre, janë në emigracion.

Shkruaj nje koment