Policia në aksion luftë ndaj kanabisit në Tepelenë e Përmet

0
541

Policia e Gjirokastrës ka vijuar edhe sot aksionet e rrufeshme në sekuestrimin e kanabisit duke u përqëndruar ashtu si dhe dje, në zonën e Tepelenës dhe Përmetit. Në këto operacione janë angazhuar 75 forca policore me qëllim goditjen e këtij fenomeni. Dy hangare që shërbenin për tharje të bimëve narkotike, asgjesimi i me anë të djegijes së 2820 bimëve narkotike në proces tharje, si dhe 970 bimë të kultivuara, kanë qenë rezultat i aksioneve të ndërmarra, ndërkohë u shpallën në kërkim dy persona. Në operacionin e parë që u zhvillua në vendin e quajtur Mbroshnik të fshatit Frashër të rrethit Përmet, u zbulua një hangar brenda të cilit u gjetën të varura në proces tharje 2500 dega të bimëve narkotike në proces tharje ku u asgjësuan në vend me anë të djegies. Gjithashtu u gjetën 25 thasë të mbushur me kanabis me peshë 260 kg. Policia e Përmetit ka shpallur në kërkim K.L. nga fshati Frashër, i cili në momentin e ndërhyrjes së Policisë, është larguar në zonën e pyllëzuar. Operacioni i dytë u zhvillua në Kurvelesh në malin e fshatit Nivicë ku u gjet një parcelë me 970 bimë të kultivuara dhe një hangar me 320 degë të bimëve narkotike të varura në proces tharje. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative Policia e Tepelenës ka shpallur në kërkim K.V.i cili mundi të largohej në thellësi të malit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here