
Garda Civile dhe Policia Kombëtare e Kuenkës, në kuadër të operacionit të ashtuquajtur “TABACU TORMO”, kanë arrestuar tre persona që i përkasin një organizate kriminale që dyshohet se menaxhonte një plantacion të gjerë me “Cannabis Sativa” në një vend pranë lumir Guadazaón, mes qyteteve Cardenete dhe Enguídanos (Cuenca).
Mediat spanjolle shkruajnë se tre personat e vënë në pranga janë me origjinë serbe dhe shqiptare.
Gjatë aksionit, policia gjeti 2300 bimë cannabis sativa dhe disa thasë me kanabis të paketuar. Substanca e kapur mund të arrijë një vlerë nga 7-20 milionë euro në tregun e paligjshëm.
Garda Civile dhe Policia Kombëtare konsiderojnë se ky plantacion i përket një organizate kriminale në shkallë ndërkombëtare të çmontuar, megjithëse hetimet po hetohet ende.