Politologu Fukuyama përkrah Kosovës për situatën në veri

0
53

Nga Sebastian Zonja

Francis Fukuyama është sot një nga politologët me të mëdhenj gjallë. Ndër librat e tij “Rendi Politik dhe Shthurja politike”, së bashku me “Identity”, janë lexim i detyruar për këdo që kërkon të kuptojë më mirë se ç’po ndodh sot në botë.
Së fundmi, politologu amerikan ishte edhe në Ballkan ku u takua ndër të tjera edhe me Albin Kurtin.
Ai ka reaguar në Twitter për situatën në veri të Kosovës. Reagimi i këtij personaliteti është arritje e madhe për qeverinë Kurti. Personazhe të këtillë kur reagojnë, tërheqin vëmendjen e një grupi të madh studiuesish dhe politikanësh në këtë temë.
Për më tepër, duke u kontraktuar nga qeveria e Kosovës, ai mund të përgatisë një studim se si t’i adresojë Kosova shumë probleme gjatë Dialogut. Të marrësh mendimin e njërit prej politologëve më të mëdhenj gjallë, nuk është pak.
Për më tepër, Kurti është lider tejet karizmatik dhe i lexuar. Ndaj, kundrejt shumë kritikave për Kurtin dhe qeverinë e tij, kam bindjen se Fukuyama është kënaqur nga një lexues aq i mirë dhe i vëmendshëm i veprës së tij, siç është Kurti.

Fukuyama reagoi në Twitter në përkrahje të Kosovës për situatën në veri.
“Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e takova muajin e kaluar në Athinë, dhe ai meriton përkrahje në përballjen aktuale me Serbinë”, shkroi F. Fukuyama në Twitter.

Shkruaj nje koment