Porti i Vlorës me qira 1 euro, Rama: Praktikë e bërë edhe nga vende të tjera

0
109

Qeveria i transferoi kundrejt çmimit simbolik 57 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Vlorës biznesmenëve Geront Çela dhe Saimir Mane, pa përftime në dukje për publikun dhe shtetin.

Në një konferencë me mediat Rama u justifikua se kjo është një praktikë e njohur edhe nga vende të tjera.

Po ashtu ai theksoi se ka dy rrugë për ta bërë këtë, ose të ndërtohen nga vetë shteti ose ta bëjnë kompanitë e huaja. 

RamaNë Vlorë do të ndërtojmë një nga 4 portet turistike të Shqipërisë. Ky është një ndikim i jashtëzakonshëm dhe nuk ka asnjë arsye ne botë për të vënë në pikëpyetje të tilla investime që kanë një rëndësi strategjike për vendin tonë. Kur vendosen pikëpyetje lidhur me mënyrën si stimulohen investimet strategjike ne turizëm është mirë të kihet parasysh se çfarë bëjnë vendet e tjera.

Investitorë shumë të rëndësishëm që na afrohen kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria për të investuar në turizëm.

Ne nuk japim direkt mbështetje financiare, por fakti që e kërkojnë do të thotë se ndodh në shumë vende të tjera. Llogaria është shumë e thjeshtë, çfarë jep dhe çfarë merr.

Shkruaj nje koment