
Vendimi për shpalljen e bregut dhe Gjirit të Porto Palermos si “Park Natyror” i kategorisë IV ka sjellë reagimin e banorëve të Himarës. Duke e cilësuar grabitje të pronës së tyre, ata thonë se do t’i drejtohen Komisionit Europian dhe Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.