Pranga një të riu për kultivim kanabisi.
Kanë qenë specialistët e Seksionit të Hetimit të Lëndëve Narkotike në Policinë e Gjirokastrës ata që prangosën të riun nga fshati Humelicë Llazo Ndreu 20 vjec.
Sipas Policisë së Gjirokastrës ndalimi i të riut ka ardhur pasi shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër ka vendosur në mungesë ndaj Ndreut, masën e sigurisë arrest me burg.
20 vjecari Ndreu akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.